Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Share
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 13 më Wed Nov 06, 2013 12:21 pm
Tema Fundit
» Fiorentina dominon në “San Siro”
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptySun Nov 03, 2013 7:52 am nga Admin

» Lazio ndal Milanin
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyThu Oct 31, 2013 8:54 am nga Admin

» Milani ankohet për arbitrin
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyTue Oct 29, 2013 10:55 am nga Admin

» Raiola: Balotelli mund të bashkohet me Mourinhon
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyTue Oct 29, 2013 10:50 am nga Admin

» Milan-Barcelona
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptySun Oct 27, 2013 1:44 pm nga algert

» Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyFri Oct 25, 2013 9:57 am nga Admin

» “L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyWed Oct 23, 2013 3:55 pm nga Admin

» Milan frenon Barçën
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyWed Oct 23, 2013 1:27 pm nga Admin

» Milan-Barcellona
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet EmptyWed Oct 23, 2013 9:55 am nga Admin

Top posters
Admin
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Vote_lcap“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Voting_bar“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Vote_rcap 
algert
“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Vote_lcap“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Voting_bar“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Vote_rcap 


“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet

Shko poshtë

“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Empty “L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet

Mesazh nga Admin Wed Oct 23, 2013 3:55 pm

“L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet Keisuk10
Pas spekulimeve të shumta të javës së kaluar tashmë duket se gjithçka merr formë zyrtare. Keisuke Honda është një lojtar i Milanit dhe këtë e konfirmon e përditëshmja sportive franceze “L’Equipe” që shkruan se lojtari i përfaqësueses japoneze ka firmosur për kuqezinjtë. Prej shumë kohësh ishte bërë e ditur një parakontratë e 27-vjecarit nga Osaka me klubin e dytë më të famshëm europian, madje drejtuesit e Milanit dëshironin ta kishin në ekip që në merkaton e verës, por gjithçka mbeti në vend, pas bllokimit të këtij transferimi nga ana e drejtuesve të CSKA së Moskës. “L’Equipe” konfirmon tashmë kalimin e japonezit te kuqezinjtë, por gjithashtu edhe faktin se ka qenë vetë Honda që ka mbyllur gjithçka duke firmosur përfundimisht marrëveshjen me Milanin, në një kontratë që e mban atë të lidhur me këtë ekipi deri në 30 Qershor të vitit 2018.

Keisuke Honda ndihmoi Japoninë për të hyrë mes 16 skuadrave më të mira të botërorit të fundit dhe ka luajtur për një periudhë pothuajse 4-vjeçare për klubin moskovit. Për të ishin të interesuara gjithashtu edhe skuadra të tjera si Juventus, Monaco e Liverpool, megjithatë konkurrenti më i fortë i kuqezinjve ishte klubi i Tottenham Hotspur. E përditshmja japoneze “Sports Nippon” javën e kaluar konfirmoi bllokimin e marrëveshjes, për shkak të ndërhyrjes së fortë të londinezëve, megjithatë me sa duket tentativa e gjelave për të bindur Honda-n që të luajë në Premier dështoi dhe decizive ka qenë vetë dëshira e lojtarit për të luajtur me një ekip të famshëm si ai i Milanit. Administratori i deleguar i kuqezinjve pati insistuar prej kohësh që çështja e japonezit ishte thjesht çështje kohe, por me të siguruar marrëveshjen përfundimtare me palët dokumentet e tij do të depozitoheshin te autoritetet italiane të futbollit. Tashmë është gjithçka e mbyllur dhe drejtuesit e Milanit madje i kursyen vetes edhe shifrën prej 5 milionë Eurosh që kërkohej për të nga klubi moskovit. Mbyllet kështu në mënyrë pozitive për klubin italian kjo telenovelë e gjatë dhe 27-vjeçari Keisuke Honda transferohet te kuqezinjtë me parametër zero. Kontrata aktuale e tij me CSKA-në e Moskës skadon më 31 Dhjetor dhe duke filluar që nga ditët e para të vitit të ardhshëm do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Allegri.
Admin
Admin
Administrator
Administrator

Postimet : 23
Regjistrimi Ne Forum : 22/09/2013

https://acmilan.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi