Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Share
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 13 më Wed Nov 06, 2013 12:21 pm
Tema Fundit
» Fiorentina dominon në “San Siro”
Lazio ndal Milanin EmptySun Nov 03, 2013 7:52 am nga Admin

» Lazio ndal Milanin
Lazio ndal Milanin EmptyThu Oct 31, 2013 8:54 am nga Admin

» Milani ankohet për arbitrin
Lazio ndal Milanin EmptyTue Oct 29, 2013 10:55 am nga Admin

» Raiola: Balotelli mund të bashkohet me Mourinhon
Lazio ndal Milanin EmptyTue Oct 29, 2013 10:50 am nga Admin

» Milan-Barcelona
Lazio ndal Milanin EmptySun Oct 27, 2013 1:44 pm nga algert

» Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani
Lazio ndal Milanin EmptyFri Oct 25, 2013 9:57 am nga Admin

» “L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet
Lazio ndal Milanin EmptyWed Oct 23, 2013 3:55 pm nga Admin

» Milan frenon Barçën
Lazio ndal Milanin EmptyWed Oct 23, 2013 1:27 pm nga Admin

» Milan-Barcellona
Lazio ndal Milanin EmptyWed Oct 23, 2013 9:55 am nga Admin

Top posters
Admin
Lazio ndal Milanin Vote_lcapLazio ndal Milanin Voting_barLazio ndal Milanin Vote_rcap 
algert
Lazio ndal Milanin Vote_lcapLazio ndal Milanin Voting_barLazio ndal Milanin Vote_rcap 


Lazio ndal Milanin

Shko poshtë

Lazio ndal Milanin Empty Lazio ndal Milanin

Mesazh nga Admin Thu Oct 31, 2013 8:54 am

Lazio ndal Milanin Kaka-c10
Nuk i ka mjaftuar një super gol i Ricardo Kakà kuqezinjve të Milanit, për t’u rikthyer te fitorja në kampionatin italian. Në “San Siro”, kundër Lacios së Lorik Canës, “djalli” ka marrë vetëm një barazim 1-1, që shërben shumë pak për klasifikimin dhe objektivat realë të këtij klubi.

Milan kalon në avantazh vetëm 9 minuta pas rifillimit të lojës, pas një gjuajtjeje spektakolare të brazilianit Kakà, i cili gjen këndin e majtë të portës së Lacios, aty ku kryqëzohet shtylla me traversën.  Por, Lacio barazon në të 72-tën, pas një goditjeje me kokë nga Ciani, i cili përfitoi nga asist i Candreva-s.

Në fund, një rast i mirë për të shënuar për Miroslav Klose. Një moment i vështirë ky në shtëpinë e Milanit, teksa në fund të ndeshjes ka shpërthyer edhe irritimi i tifozëve.

Vërshëllima dhe kontestime për shoqërinë dhe skuadrën, por mbi të gjithë për Massimiliano Allegri-n, teknikun që të gjithë në tribuna e duan tashmë larg Milanit. Drejtuesit e klubit kanë hyrë në dhomat e zhveshjes së bashku me trajnerin dhe skuadrën, për të bërë ndoshta disa sqarime mbi situatën.

Napoli jep një provë maturiteti, duke ndëshkuar Fiorentinën në shtëpinë e kësaj të fundit, 2-1, aty ku Juventus pësoi një humbje të bujshme vetëm 2 javë më parë, dhe vazhdojnë ndjekjen e Romës duke ruajtur vendin e dytë në klasifikim.

Higuain, nga një shënues në ndeshjen e kaluar, kthehet në njeriun “asistues”, duke dhënë pasimet e arta për të dy golat e Napolit, njëri nga Callejon dhe tjetri nga Mertens.

Fiorentina barazoi përkohësisht në pjesën e parë, me një penallti të realizuar nga Giuseppe Rossi, ndërsa në fund, takimi “skuqet” me dy kartonë, Maggio për Napolin dhe Cuadrado për Fioren.

Ka fituar bindshëm edhe Juventus, që i shënon një “poker” Catania-s, me autorë Vidal, Pirlo, Tevez dhe Bonucci. Edhe bardhezinjtë vazhdojnë ndjekjen e Romës, teksa aktualisht gjenden në -2 pikë nga kreu, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Nga dy gola në secilën pjesë për juventinët, ku vlen të theksohet ai i Pirlos, i shënuar nga goditja e dënimit.

Në ndeshjet e tjera, Cagliari-Bologna 0-3, Genoa-Parma 1-0, Livorno-Torino 3-3, Sassuolo-Udinese 1-2 dhe Verona-Sampdoria 2-0.
Admin
Admin
Administrator
Administrator

Postimet : 23
Regjistrimi Ne Forum : 22/09/2013

https://acmilan.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi