Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Share
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 13 më Wed Nov 06, 2013 12:21 pm
Tema Fundit
» Fiorentina dominon në “San Siro”
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptySun Nov 03, 2013 7:52 am nga Admin

» Lazio ndal Milanin
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyThu Oct 31, 2013 8:54 am nga Admin

» Milani ankohet për arbitrin
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyTue Oct 29, 2013 10:55 am nga Admin

» Raiola: Balotelli mund të bashkohet me Mourinhon
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyTue Oct 29, 2013 10:50 am nga Admin

» Milan-Barcelona
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptySun Oct 27, 2013 1:44 pm nga algert

» Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyFri Oct 25, 2013 9:57 am nga Admin

» “L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyWed Oct 23, 2013 3:55 pm nga Admin

» Milan frenon Barçën
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyWed Oct 23, 2013 1:27 pm nga Admin

» Milan-Barcellona
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani EmptyWed Oct 23, 2013 9:55 am nga Admin

Top posters
Admin
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Vote_lcapGalliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Voting_barGalliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Vote_rcap 
algert
Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Vote_lcapGalliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Voting_barGalliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Vote_rcap 


Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani

Shko poshtë

Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Empty Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani

Mesazh nga Admin Fri Oct 25, 2013 9:57 am

Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani Downlo11
Kur mbetet edhe pak kohë nga merkatoja e dimrit, Milani ka nisur të mendojë jo vetëm për përmirësimin e skuadrës por edhe për sezonin e ardhshëm. Pas përforcimeve të sigurta siç është Adil Rami për mbrojtjen dhe Keisuke Honda për sulmin, klubi kuqezi ndërkohë po mendon edhe për një portier që jep më shumë garanci, si dhe për një mesfushor me eksperiencë dhe me kualitete. Me aktivizimin ndaj Udineses, Gabriel i dha garanci jo vetëm skuadrës por edhe shoqërisë, që për momentin portën e kalon në planin e dytë pasi mbërritja e një mesfushori duket më emergjente.

De Jong e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, por ka treguar se çalon në kontrollin e topit. E njëjta gjë vlen edhe për Muntarin, ndërkohë që i vetmi që mund t’i jap ritëm lojës në mesin e fushës është Montolivo, por kur kapiteni është i dëmtuar, kuqezinjtë e vuajnë shumë mungesën e tij. Ja pse Galliani është duke menduar për një opsion ekstra në këtë repart dhe Xabi Alonso është emri më konkret. Aktualisht mesfushori ka një kontratë që skadon në Qershorin e vitit të ardhshëm me Realin e Madridit dhe Galliani përpiqet të nxitojë, pasi në Janar, spanjolli mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Me ardhjen e Iscos dhe Illarramendit, Xabi Alonso është bërë një lojtar “part time” për madrilenët. Në fakt mesfushori i ka pëlqyer gjithmonë administratorit të Milanit, por fakti që mund të merret me parametra zero është një arsye më tepër për Gallianin. Deri tani nuk duket ndonjë pengesë në horizont për këtë transferim të bujshëm. Edhe Xabi Alonso, i cili për një muaj bëhet 32 vjeç, nuk besohet se në vitet e fundit të karrierës, mund të pranojë qëndrimin në stol, pavarësisht projektit fitues që mund të ketë Ancelotti. Ndërkohë që për grupin e Allegrit, spanjolli do të ishte i vlerësuar për eksperiencën që sjell, por gjithashtu do t’i garantohej aktivizimi në një klub me emër të madh, siç është Milani.
Admin
Admin
Administrator
Administrator

Postimet : 23
Regjistrimi Ne Forum : 22/09/2013

https://acmilan.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi