Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Share
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 13 më Wed Nov 06, 2013 12:21 pm
Tema Fundit
» Fiorentina dominon në “San Siro”
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptySun Nov 03, 2013 7:52 am nga Admin

» Lazio ndal Milanin
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyThu Oct 31, 2013 8:54 am nga Admin

» Milani ankohet për arbitrin
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyTue Oct 29, 2013 10:55 am nga Admin

» Raiola: Balotelli mund të bashkohet me Mourinhon
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyTue Oct 29, 2013 10:50 am nga Admin

» Milan-Barcelona
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptySun Oct 27, 2013 1:44 pm nga algert

» Galliani dëshiron Xabi Alonson te Milani
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyFri Oct 25, 2013 9:57 am nga Admin

» “L’Equipe”: Honda te Milani për 4 vjet
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyWed Oct 23, 2013 3:55 pm nga Admin

» Milan frenon Barçën
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyWed Oct 23, 2013 1:27 pm nga Admin

» Milan-Barcellona
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin EmptyWed Oct 23, 2013 9:55 am nga Admin

Top posters
Admin
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Vote_lcapMilan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Voting_barMilan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Vote_rcap 
algert
Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Vote_lcapMilan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Voting_barMilan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Vote_rcap 


Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin

Shko poshtë

Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Empty Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin

Mesazh nga Admin Mon Oct 07, 2013 12:19 pm

Milan, hija e Inzaghit mbi Allegrin Vl56

Pauza vjen në momentin më të mirë për Milanin. Në shtëpinë kuqezi duhet të qartësojnë idetë. Duhet ta bëjë para të gjithëve Allegri, por jo vetëm ai. Edhe Galliani ka shumë për të bërë. Pozitat e trajnerit kanë filluar të lëkunden, nuk mund të jetë ndryshe pas një tjetër fillim sezoni për tu harruar dhe një disfate me Juventusin. Edhe pse është ende herët të flitet për pushimin, ai mbetet një opsion që nuk përjashtohet. Gati për të marrë drejtimin është Inzaghi që e ka nisur krejt ndryshe sezonin e tij në krye të të rinjve kuqezinj.

Do të jenë dy javë reflektimi për të gjithë. Për teknikun loja është e gjitha për tu riparë. Që nga mbrojtja e deri te sulmi. Tetë pikë në gjashtë ndeshje dhe 13 gola të pësuar, 13 po aq sa pikët e distancës me Romën kryesuese. Allegri ja ka dalë të transformojë barazimet në Torino Bolonja dhe Amsterdam duke ju dhënë sharmin e gjysmëfitoreve, pasi kjo skuadër ka demonstruar se ka karakter dhe është kompakte me trajnerin. Dëmtimet janë vetëm pjesërisht justifikim për trajnerin livornez. Mbi të gjitha për sa i përket mbrojtjes. Zapata dhe Mexes dy qendërmbrojtësat titullarë kanë qenë gjithmonë në dispozicion dhe janë pikërisht ata që kanë gabuar më shumë se të tjerët. Nuk kanë mundur të japin ndihmën e tyre Kaka dhe El Sharawy, por do të kthehen pas pauzës, ashtu si edhe Balotelli, një nga më vendimtarët për Milanin. Edhe vitin e kaluar fillimi ishte shumë i keq, por më pas u arrit kualifikimi i vuajtur në Champions League. Sigurisht që edhe këtë sezon mund të përfundojë në të njëjtën mënyrë, por misioni mund të rezultojë shumë më i vështirë duke marrë në konsideratë nivelin e kundërshtarëve, ( Roma, Napoli, Juventus, Fiorentina, Inter dhe Lazio).

Trajneri nga ana e tij është i bindur se situata në krishtlindje do të jetë ndryshe, dhe nga njëra pauzë në tjetrën luan shanset e tij për të qëndruar në stol. Mbi këtë cështje duhet të arsyetojë Adriano Galliani. Pushimi i teknikut është një hap drastik, dhe aspak i praktikueshëm për momentin. Administratori i deleguar ka ende besim te Allegri dhe për këtë arsye do ta lërë të punojë në qetësi absolute në Milanello në këto dy javë. Me rikthimin në fushë do të jenë Udineze dhe Barcelona në San Siro. Aty duhet të jepen sinjalet e para të rilindjes për të evituar fundin e parakohshëm të aventurës kuqezi të Allegrit. Inzaghi është gati.
.
Admin
Admin
Administrator
Administrator

Postimet : 23
Regjistrimi Ne Forum : 22/09/2013

https://acmilan.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi